UBT News

Vazhdojnë largimet nga Drita

Drita përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se Marko Simonovski ka mbyllur bashkëpunimin me klubin.

Simonovski nuk vazhdon të ardhmen me gjilanasit pas përfundimit të kontratës mes dy palëve.

Simonovski ishte pjesë e Dritës që nga sezoni 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeçare arriti të bëjë 70 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat shënoi 32 gola ndërsa regjistroi edhe gjashtë asistime.

“Klubi jonë e falënderon MARKON për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në komunikatën e Dritës.

Exit mobile version