UBT News

Varianti “Mu” arrin edhe në Zvicër

Varianti i ri i Coronavirusit, i njohur si “Mu”, ka arritur në Zvicër. Janë raportuar 34 raste në Zvicër me variantin i cili fillimisht ishte zbuluar në Kolumbi.

Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Kolumbisë, shkaku i këtij varianti ka pasur numër të madh të vdekjeve me koronavirus në Kolumbi gjatë këtij viti. Dyshohet se mutacionet në variantin “Mu” mund të bëjnë të mundur që të shmangë mbrojtjen nga vaksinat.

Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjalze se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.

Exit mobile version