UBT News

Varhelyi: Ballkani Perëndimor të ketë qasje të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka deklaruar në takimin e Këshillit Evropian se Bashkimi Evropian po u qëndron pranë partnerëve të tij në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon.

Ai theksoi nevojën që Ballkani Perëndimor duhet ketë qasje të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

“BE u qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër coronavirusit. Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë të vaksinave në Ballkanin Perëndimor dhe rajon”, shkroi Varhelyi./UBTNews

Exit mobile version