Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka deklaruar në takimin e Këshillit Evropian se Bashkimi Evropian po u qëndron pranë partnerëve të tij në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon.
Ai theksoi nevojën që Ballkani Perëndimor duhet ketë qasje të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.
“BE u qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër coronavirusit. Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë të vaksinave në Ballkanin Perëndimor dhe rajon”, shkroi Varhelyi./UBTNews
At #FAC @EUCouncil today representing @EU_Commission. In #COVID19 fight #EU stands by its partners in #WesternBalkans & neighbourhood. Stressed the need to ensure swift access to vaccines in #WB & #EaP regions. Also underlined concerns over developments related to #Navalnyi case. pic.twitter.com/HgYBPVwcpb
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 25, 2021