Vanessa Bryant e kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant në Ditën e Baballarëve. Ajo tha se ai ishte “babai më i mirë”.
“Ne të duam përgjithmonë”, shkroi ajo krahas fotografisë ku shihet Kobe së bashku me të bijat.
Në janar u bë një vit nga vdekja e legjendës së basketbollit. Ai vdiq tragjikisht më 26 janar të vitit 2020, pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonte bashkë me vajzën e tij, Gianna.
Bryant njihej si “mamba e zezë”, një lloj gjarpri. Ishte lojtari i dytë më i paguar në NBA, ku ka përfituar rreth 323 milionë dollarë vetëm nga paga e tij./UBTNews