Ditët e vështira kanë mbaruar. Virgil van Dijk është rikthyer të shijojë atë që di të bëjë më së miri, të luajë futboll.
Pas 285 ditësh vuajtje dhe punë të palodhshme, shkaku se kishte dëmtuar ligamentet, Van Dijk është kthyer në aksion në miqësoren që Liverpooli e humbi 4-3 nga Hertha Berlin.
Van Dijk hyri në pjesën e dytë dhe tha se nuk ka fjalë të përshkruajë se si ndihet për këtë rikthim në fushë.
Ai i ka falenderuar të gjithë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira në karrierë, derisa tani premton vetëm punë për të bërë një sezon të madh me Liverpoolin, pas sezonit të kaluar që ishte zhgënjyes për Redsat.
Kundër Herthës, u rikthye në fushë edhe Joe Gomez, dyshja e mbrojtjes që nëse do të jenë të gatshëm çdo ndeshje, do të jenë një armë e fort për Liverpooli.