Në një intervistë për mediat holandeze, Virgil Van Dijk ka analizuar sulmuesit me të cilët është përballur gjatë karrierës dhe natyrisht që nuk ka befasuar aspak duke zgjedhur më të rrezikshmin nga ta.
“Lionel Messi është padyshim më i vështiri për t’u përballur. Mbrëmjen që humbëm 3:0 në ‘Camp Nou’, ka qenë vërtet shumë e vështirë ta ndalje, por për fat të mirë përmbysëm gjithçka në ndeshjen e kthimit”, tha Van Dijk.
“Ai dhe Ronaldo po tregojnë me shifra, se janë vërtetë të jashtëzakonshëm, megjithatë për mua Messi mbetet ende më i miri në botë. Një tjetër sulmues shumë i fortë e i shpejtë, është edhe Erling Haaland, që gjithsesi është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar”, deklaroi mbrojtësi holandez.