Doni van de Bek është i pakënaqur me situatën aktuale të Mançester Junajtedit dhe kërkon që të ndrrojë mjedisin në afatin e parë kalimtar. Skuadra e Barcelona planifikon një blerje në janar për mesfushorin e Man. Junajtedin, Doni van de Beek. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, gjigantët spanjollë kanë vëzhguar situatën e 24-vjeçarit pasi ai vazhdon të luajë një rol të vogël në planet e Ole Gunnar Solskjaer në “Old Trafford”.
Van de Beek mund të jetë i hapur për largim në vitin e ri, por Barcelona mund të përballojë vetëm një marrëveshje huazimi, për shkak të problemeve aktuale financiare. Holandezi ka luajtur vetëm 141 minuta këtë sezon me “Djajtë e Kuq” në të gjitha kompeticionet, kurse është paraqitur vetëm një herë pas 10 xhirove të para këtë sezon në Premier Ligë, duke kompletuar vetëm 6 minuta.
Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano disa ditë më parë ka theksuar së tashmë është e sigurt se Van de Beek, do të largohet në janar nga klubi