Federico Valverde nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar, pavarësisht interesimit nga disa klube të huaja.
Mesfushori uruguaian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit madrilen dhe nuk dëshiron të diskutojë për një transferim të mundshëm.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, në orët e fundit në zyrat e Real Madridit kanë mbërritur disa kërkesa dhe shprehje interesi nga klube të huaja, të cilat kanë kërkuar të mësojnë kushtet për një transferim të Valverdes.
Megjithatë, pavarësisht interesimit, vetë futbollisti ka bërë të qartë se nuk dëshiron të hyjë në negociata për largimin e tij.
Reprezentuesi i Uruguait e sheh të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu” dhe synon të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Real Madridit. Me këtë qëndrim, Valverde ka riafirmuar përkushtimin e tij ndaj klubit dhe ka forcuar edhe më shumë statusin si një nga lojtarët kryesorë dhe të paprekshëm të skuadrës.
Edhe Real Madridi e konsideron 27-vjeçarin një pjesë të rëndësishme të ekipit dhe nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.
Pavarësisht ofertave dhe interesimit nga jashtë, Valverde duket i vendosur: e ardhmja e tij mbetet në Madrid.
D.L
