Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur sot gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit me mandat pesëvjeçar.
Komisioni Vlerësues ka rekomanduar për votim në Këshill edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, por të njëjtit nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.
Kandidat për kryetar të Gjykatës së Apelit ka qenë edhe gjyqtari Kreshnik Radoniqi, por i njëjti është tërhequr nga kjo garë, pasi Agjencia Kundërkorrupsion ka konstatuar se zgjedhja eventuale e tij në krye të Apelit duke qenë edhe kryesues i KQZ-së, përbën konflikt të interesit.