Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një dëmtim jo të lehtë në ndeshjen e Reims ndaj Lille në kuadër të javës së shtatë në Ligue 1.
Reims ishte mysafir i Lille në takimin e javës së shtatë i cili përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-1.
Megjithatë, ky takim nuk shkoi aspak mirë për yllin e Kosovës, Valon Berisha, i cili pësoi një dëmtim.
Berisha u lëndua në minutën e shtatë gjatë një dueli apo më mirë thënë një shkelje me thumba nga kundërshtari Sven Botman.
Ylli i Kosovës pësoi një shqyerje te kyçi i këmbës së djathtë, për të cilën u detyrua të ndërhyjë dhe doktorët t’ia qepin.
Në minutën e tetë, Berisha u zëvendësua Hugo Ekitike, ndërsa ende nuk është bërë e ditur sa do të mungojë.