UBT News

Valmir Veliu zgjedhet ylli i javës së 22-të në BKT Superligë

Sulmuesi anësor i Llapit, Valmir Veliu u zgjodh ylli i xhiros së 22-të në BKT Superligë. Veliu shënoi dy gola kundër Malishevës në ndeshjen e ditës së diel, ndeshje të cilën Llapi e fitoi me rezultat 3 me 0. Kjo fitore ia mundësoi Llapit që ta përforcojë pozitën e katërt në renditje në BKT Superligë me 39 pikë, dhe vazhdon fuqishëm garën për titull.

Veliu është njëri ndër meritorët më të mëdhenj për ecurinë e mirë të ekipit llapjan. Në një prononcim për UBTNews, ai deklaroi se ky çmim është motiv shtesë që të punojë edhe më shumë.

“Ky çmim është një motiv shtesë që të vazhdojë të punojë edhe më shumë dhe në fund të realizojmë synimin që e kemi. Shpresoj shumë të bëhemi kampion i BKT Superligës dhe të vazhdojmë shtimin e trofeve në sirtar”, tha Veliu./UBTNews/

Exit mobile version