Mbrojtësi kosovar Albert Vallçi është përfshirë në listën e gjerë të përfaqësueses së Austrisë për ndeshjet e këtij muaji.
Mbrojtësi 25-vjeçar i skuadrës austriake, Red Bull Salzburg është përfshirë në mesin e 43 futbollistë të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.
Mediumet austriake kanë raportuar se lista prej 43 lojtarëve është ndoshta përfshirja më e madhe në histori të ekipit përfaqësues.
Por, numri i lojtarëve do të reduktohet të premten. Vallçi ishte ftuar edhe në vitin 2019 në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e këtij viti në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.
Por, ai nuk debutoi. Austria më 25 mars, Austria luan ndaj Skocisë, ndërsa më 28 mars kundër Ishujve Faroe. Më 31 mars ndaj Danimarkës. Të tri ndeshjet i luan në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.