Gennaro Gattuso dhe Maurizio Sarri raportohet se janë kandidatë të mundshëm për të pasuar Simone Inzaghin në Lazio.
E ardhmja e Inzaghit do të vendoset të mërkurën dhe trajneri thuhet se është i zhgënjyer me presidentin Claudio Lotito, i cili ka qenë në kërkim të zëvendësimeve të mundshme për teknikun italian.
“Il Messaggero” raporton që Inzaghi do të takohet me pronarin në “Villa San Sebastiano” këtë javë për të vlerësuar sezonin e përfunduar dhe potencialin për të vazhduar së bashku;.
Nga ana tjetër, Lotito është i zemëruar sepse ai priste një fund më ndryshe të këtij sezoni, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare është i bindur se trajneri ka një marrëveshje me një klub tjetër.
Shumë emra janë përmendur për këtë punë, me Gattuson që thuhet se është në pozitë të mirë, pasi ish-trajneri i Milanit do të largohet nga Napoli këtë verë.
Ish-trajneri i Napolit dhe Juventusit, Sarri gjithashtu është lidhur me këtë pozitë, por kërkesat e tij për pagë do ta bëjnë të komplikuar situatën për Lotiton.
Sinisa Mihajlovic përmendet gjithashtu për të pasuar potencialisht Inzaghi në “Formello”.