Stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, është bërë baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë gëzuar me një tjetër vajzë.
Mësohet se Edita lindi në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe foshnja e porsalindur gëzon tashmë direkt nënshtetësi amerikane.
Valdrini dhe Edita janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Bella. Çifti përndryshe janë të martuar prej gati katër vitesh dhe jetojnë së bashku në Prishtinë.