UBT News

Tmerri në Indi po vazhdon, Covid 19 po prek secilin qytet

Në qytetet e Indisë si Delhi, Mumbai, Lucknow dhe Pune, po shpërndahet vala e dytë e koronavirusit. Spitalet dhe krematoriumet nuk kanë hapësirë për pacientë të tjerë, prandaj kjo ka ndikuar që parkingjet të përdoren si vende funeralesh për viktimat.

Gjithashtu pandemia ka kapur qytetet dhe fshatrat e vogla, ku kryesisht është raportuar shkatërrimi i tyre. Derisa sistemi i kujdesit shëndetësor të Indisë po shembet nën valën e dytë të infeksioneve, qeveria indiane ka ndaluar praktikisht eksportet e vaksinave, në vend të kësaj duke mbajtur furnizimet në breg për të trajtuar popullin.

Presidenti Ram Nath Kovind, të enjten tha se India ka qenë në ballë të përpjekjeve globale për të krijuar një përgjigje vendimtare dhe të koordinuar ndaj pandemisë COVID-19, për të siguruar shëndetin kolektiv dhe mirëqenien ekonomike. Duke adresuar një ngjarje, ai tha se “nën iniciativën e qeverisë” vaksinat Maitri, vaksina që janë shumë të përballueshme e që u prodhuan në Indi, kanë arritur tashmë në disa vende, duke ri-forcuar reputacionin e Indisë si “Farmacia e Botës”.

Ekspertët parashikojnë se vala do ta arrijë kulmin pas 20 ditësh. Duke marrë parasysh që çdo ulje prej 1% në normën e rikuperimit zgjat rreth 4,5 ditë, saktësisht do të bie 20 ditë nga tani. Në 24 orët e fundit në Indi u regjistruan 379 mijë e 257 raste të reja dhe 3 mijë e 645 raste të vdekjes./UBTNews

(Bleonë Sahiti, Media dhe Komunikim)

Exit mobile version