UBT News

Vaksinimi për Covid-19 në SHBA, është e nevojshme marrja e një doze shtesë të Pfizer?

Kanë kaluar 7 muaj që kur amerikani i parë mori një dozë të vaksinës anti-covid. Që prej atij momenti, qindra milionë të tjerë kanë përveshur mëngët.

Mbi 65% e njerëzve që mund të vaksinohen, 12 vjeç e sipër, janë imunizuar plotësisht. Por tani, një zyrtar i lartë shëndetësor, thotë se Pfizer do të informojë qeverinë për nevojën potenciale për një dozë shtesë të vaksinës pasi Izraeli publikoi të dhëna për rënie të efektshmërisë, nga mbi 90% në rreth 65%, teksa varianti Delta vijon të përhapet.

Tani, Izraeli do të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës Pfizer për njerëzit me imunitet të dëmtuar. Britania e Madhe njoftoi muajin e kaluar se mund të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, rregullatori i Shteteve të Bashkuara thotë se amerikanët që janë vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë për një dozë shtesë.

“Kjo nuk do të thotë se mbaron këtu. Kemi studime në zhvillim lidhur me fizibilitetin dhe nëse duhet dhe kur njerëzit mund ta marrin dozën shtesë”, deklaroi Fauci.

Për të marrë aprovimin zyrtar nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet dhe Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duhet kohë.

“Është një proces disamujor, i cili nëse nuk fillon që tani, ne nuk do të jemi në gjendje të japim dozën shtesë kur duhet në vjeshtë”, u shpreh ish-komisioneri i FDA.

Exit mobile version