Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot dhe të premten në shtatë qytete do të ketë ekipe mobile të vaksinimit antiCOVID, duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:30.
Vaksinimi antiCOVID me ekipe mobile do të bëhet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan.
“Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19.
Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.
Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.