Vaksina e kompanisë “AstraZeneca” kundër Covid-19 së fundi ka arritur edhe në Antarktik.
Dozat e kësaj vaksine u dërguan atje këtë javë për t’i imunizuar 23 anëtarët e stafit në një stacion kërkimor britanik.
Përpos disa rasteve në një bazë të Kilit, Antarktiku nuk është prekur nga koronavirusi, dhe agjencitë ndërkombëtare të shkencës duan që të vazhdojnë të mbajnë rajonin në këtë gjendje.
Dozat e dërguara duhej që të mbahen në një paketim të veçantë për t’i ruajtur në temperaturë nga 2 deri në 8 gradë.
Doza e parë e vaksinës tashmë u është dhënë shkencëtarëve që qëndrojnë në atë pjesë, inxhinierëve dhe stafit përkrahës.