Një kompani e Afrikës së Jugut do të fillojë prodhimin e vaksinës Pfizer/BioNTech COVID-19.
Pfizer njoftoi se është hera e parë që kjo do të prodhohet në Afrikë.
Instituti Biovac me seli në Kejptaun do të prodhojë vaksinën për shpërndarje në të gjithë Afrikën. Kjo do të jetë një ndihmë për këtë kontinent që të ketë më shumë mundësi imunizimi, pasi numri i rasteve me COVID-19 është rritur ditëve të fundit.
Prodhimi do të fillojë në vitin 2022 me qëllim për të arritur më shumë se 100 milionë doza për një vit, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Shefja ekzekutive e Biovac, Morena Makhoana tha se ky është një hap i madh për afrikanët.
“Ky zhvillim është “një hap kritik” në rritjen e aksesit të afrikanëve në një vaksinë efektive COVID-19”, tha ajo.
Afrika e Jugut po mbështetet tek vaksina Pfizer, ajo ka blerë 40 milion doza të vaksinës Pfizer të cilat mbërrijnë në dërgesat javore.