UBT News

Vajza trevjeçare e miliarderes Kylie Jenner me markë të veten

Para se të shkojë në kopsht, Stormi Webster mund të bëhet me markë të veten. Së paku kjo është ajo që zbuloi e ëma e saj, Kylie Jenner, nga një video brenda Kylie Cosmetics, një seri me shumë video të YouTube që u lansua këtë muaj përpara rilansimit të Kylie Cosmetics.

Në këtë video, Jenner dhe e ëma e saj, Kriss, përmendën gratë sipërmarrëse të familjes – nga të cilat Stormi mund të inspirohet.

“Stormi ka kaq shumë gra dhe burra të suksesshëm në jetën e saj, por ajo ka shumë gra të fuqishme në jetën e saj nga të cilat mund të inspirohet”, tha Stormi.

Pamjet tregojnë vogëlushen Stormi në selinë e Kylie Cosmetics, ku ajo ka një tryezë të vogël rozë dhe të bardhë për fëmijë, për të cilën Jenner tha se është “zyra e saj ku i kryen të gjitha punët”.

“Ajo po lanson një markë sekrete shumë shpejt në të cilën ishim duke punuar qe një kohë, por përfundimisht po lansohet”, deklaroi ajo.

Vitin e kaluar, Kylie lansoi një bashkëpunim me të bijën në kuadër Kylie Cosmetics./UBTNews

Exit mobile version