Willow Smith, vazja e aktorit të njohur, Will Smith, ka rruar kokën e saj gjatë një performance.
Smith po hyn në një kapitull të ri të jetës së saj dhe ajo po shkel në këtë moment të ri duke lënë diçka prapa, flokët e saj, shkruan Just Jared, njofton Klankosova.tv.
“Ky është një moment kaq i veçantë për mua. Festimi i publikimit të albumit tim me Travis Barker + Avril Lavigne. Faleminderit që erdhët në këtë udhëtim me mua ” tha këngëtarja.
20-vjeçarja performoi në një koncert në Facebook të quajtur Willow dhe këtë e bëri gjatë këndimit të një kënge të saj të vitit 2010, “Whip My Hair” .