Laila Ali thotë se si fëmijë asaj iu deshën disa vjet për të kuptuar se çfarë e bën “super të veçantë” të atin e saj, Muhammad Ali. Ajo i tha revistës People se kurdo që ata dilnin në publik, njerëzit i shkonin mbrapa atij.
“Unë nuk njoha ndonjë baba tjetër, përveç Muhammad Ali, prandaj për mua ishte sikurse ta kisha një baba superman. Mendoja, “Mirë. Ai e shpëton botën. Mund të fluturojë. Këtë mund ta bëjë ai”. Por mendoj se kjo ma ndryshoj mënyrën se si i shoh njerëzit. Është sikurse, çfarë bën ti për ta ndryshuar botën? Si e përdor platformën për të bërë ndryshime? A po i lartësoni njerëzit? A jeni model shembull për fëmijët tuaj? Të gjitha këto janë tejet të rëndësishme për mua, dhe mendoj se kjo është për shkak të shembullit që ma dha babai im dhe atë themel që e hodhi. Sigurisht kjo më shtyn të përpiqem për përsosmëri. Dhe kjo më jep ndjenjë krenarie, “Oh, wow, ne kemi të njëjtën ADN”, deklaroi 44-vjeçarja.
Boksieri i ndjerë, i cili vdiq në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, shënoi histori brenda ringut si një fitues çmimesh në peshat e rënda./UBTNews