Eve Jobs është zyrtarisht modele profesioniste. Vajza e Steve Jobs, 23-vjeçare, njoftoi përmes Instagramit se ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë e modelimit, “DNA Model Management”.
Agjencia “DNA” përfaqëson yjet e njohura të modës, si Emily Ratajkowski, Kaia Gerber dhe Meadow Walker, e cila është vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker.
Jobs ka kohë që punon si modele. Ajo filloi karrierën në reklamën e markës “Glossier” në vitin 2020, krahas aktores së serialit “Euphoria”, Sydney Sweeney dhe finalistes së garës “RuPaul’s Drag Race”, Naomi Smalls.
Në vitin 2021, ajo debutoi në pasarelën e modës për markën “Coperni” gjatë Javës së Modës në Paris. Ndërkaq, të hënë më 7 mars, Jobs ishte në mesin e mysafirëve në rendin e parë të sfilatës së “Louis Vuitton”./UBTNews/