UBT News

Vajza e porsalindur e Cristiano Ronaldos ‘në shtëpi’ me familjen pas vdekjes së binjakut

Cristiano Ronaldo është “në shtëpi” me familjen pas humbjes tragjike të djalit të tij të porsalindur.

Ylli i futbollit njoftoi përmes Instagramit të enjten se ai dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez morën vajzën e tyre në shtëpi – disa ditë pas vdekjes së vëllait të saj binjak.

“Gio dhe vajza jonë janë më në fund bashkë me ne”, ka shkruar Ronaldo në një foto të familjes së ulur në një divan me anëtaren e tyre më të re.

“Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë”.

Ai shtoi, “Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën që sapo e kemi mirëpritur në këtë botë”.

Ronaldo, 37 vjeç dhe Rodríguez, 28 vjeç, njoftuan në tetor të vitit 2021 se ishin në pritje të binjakëve.

Megjithatë në fillim të kësaj jave, Ronaldo dhe Rodríguez njoftuan lajmin se një nga foshnjat e tyre nuk ia doli./UBTNews/

Exit mobile version