UBT News

Vajza e Paul Walker, pjesë e vazhdimit të “Fast and Furious”

Vajza e Paul Walker, Meadow Walker Thornton-Allan po ndjek hapat e babait të saj dhe do të shfaqet në filmin e ardhshëm të mbushur me aksion, “Fast X”.

Thornton-Allen njoftoi se ajo ka një pjesë në vazhdim  “Fast & Furious”. Në Instagram, modelja postoi një pamje nga filmi – që doli më 19 maj – duke e treguar atë ndërsa ishte në avion.

Ajo shkroi një homazh për babain e saj të ndjerë dhe shpjegoi se sa e emocionuar ishte që më në fund të ishte në serialin që e bëri Walker një yll.

“Pjesa e parë u publikua kur isha një vjeç! Unë u rrita në xhirime duke parë babanë tim, Vin Diesel, Jordana Brewster, Michelle Rodriguez, Ludacris”, filloi ajo.

“Falë babait tim, kam lindur në familjen ‘Fast’. Nuk mund ta besoj që tani të jem edhe unë atje lart. Me ata që kanë qenë përreth për të më parë të rritem. Jam shumë e bekuar që mund të nderoj trashëgiminë e babait tim dhe ta ndaj këtë me të përgjithmonë. Ju dua shumë të gjithëve!”

Walker ndërroi jetë në nëntor 2013 në një aksident me makinë së bashku me mikun e tij, Roger Rodas, në Santa Clarita, Kaliforni. Porsche goditi një shtyllë ndriçimi, një pemë dhe më pas shpërtheu në flakë./Lapsi.al

Exit mobile version