UBT News

Vajza e Eminem lanson linjën e veshjeve

Vajza 27-vjeçare e Eminem, Hailie Jade Mathers, njoftoi lansimin e një linje të re veshjesh në lidhje me podcast-in e saj “Just a Little Shady”, duke shpërndarë një Instagram Reel që u dha fansave disa njohuri për projektin e saj të ri.

“Është zyrtare!” shkroi ajo, duke shtuar, “shkoni në justalittleshadypodcast.com”.

Ajo shtoi se “donte të sigurohej që çdo gjë që nxjerrim nuk do të ishte vetëm super e rehatshme dhe e lezetshme, por gjithashtu mund të vishej si një linjë e zakonshme veshjesh”.

Koleksioni përfshin xhupa, kapele, bluza dhe pantallona në ngjyra neutrale si kafe, e zezë, e bardhë dhe krem, me artikujt që variojnë nga 33 deri në 63 dollarë.

Duket sikur viti 2023 do të jetë një vit i madh për Hailey Jade./UBTNews/

Exit mobile version