Kylie Jenner është personazhi i famshëm më i ndjekur në Instagram, me mbi 254 milionë persona, ku ajo reklamon aty vazhdimisht produktet e linjës së saj të kozmetikës.
Këtë gjë, Kylie e ka bërë edhe në prag të 24-vjetorit të lindjes. Më 10 gusht, si çdo vit tjetër, festa pritet të jetë madhështore, ndërsa përgatitjet kanë nisur që tashmë.
Kylie do ta festojë ditëlindjen e saj të 24-t në stilin “24 karat”. Ajo publikoi foto gati e zhveshur për të promovuar koleksionin e saj të ardhshëm të “Kylie Cosmetics”
Kylie u shfaq në fotot topless, ndërsa tema është “24 karat”. Koleksioni i ri do të jetë në treg në ditëlindjen e saj, më 10 gusht. Festë dhe të ardhura pa fund në ditëlindje.