Modelja dhe aktorja, Lily Rose Depp, e bija e aktorit amerikan, Johnny Depp, do të luajë në serinë e re “The Idol” përkrah këngëtarit dhe tekstshkruesit The Weeknd (Abel Makkonen Tesfaye).
“The Idol” flet rreth një këngëtareje pop-i që fillon një lidhje dashurie me një pronar enigmatik të një klubi nate (që rezulton të jetë udhëheqës i një kulti të fshehtë në Los Angeles).
Besohet se Rose Depp dhe Tesfaye do të kenë rolet kryesore. Rose Depp do të luajë rolin e këngëtares së pop-it, kurse The Weeknd pronari i klubit në fjalë.

Sam Levinson, krijuesi i serisë “Euphoria”, po punon në këtë projekt./UBTNews