Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, takoi në Seul të Koresë së Jugut përfaqësuesit e Sun Moon University, z. Yun Kyungnam, Senior Manager në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe Prof. Emmanuel Adu.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione dhe diskutuan potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm, duke u pajtuar për të vazhduar komunikimin dhe për të shqyrtuar mundësitë konkrete për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, realizimin e studimeve të përbashkëta dhe zhvillimin e iniciativave të tjera me interes të përbashkët.
Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut.
