UBT News

Usyk i vendos afat Furyt për përballjen e madhe mes tyre

Oleksandr Usyk i ka vendosur Tyson Furyt një afat deri më 4 mars për të zhvilluar përballjen e tyre për titullin botëror në peshat e rënda.

Pas mposhti Anthony Joshua-n për herë të dytë në gusht, fillimisht u mendua se ukrainasi do të ballafaqohej me Fury-n para fundit të këtij viti.

Sidoqoftë, Usyk tha se ai nuk do të ishte gati për nëntor ose dhjetor, duke bërë që Fury të organizonte një luftë të tretë me Dereck Chisoran.

Fury, mbajtësi i titullit WBC, dhe promovuesi Frank Warren kanë deklaruar shpesh se muaji shkurt ose mars do të ishte koha ideale për ta zhvilliar këtë përplasje.

Usyk tani i ka mbështetur këto sugjerime, duke thënë se ai dëshiron të vendosë titujt IBF, WBA dhe WBO në brezin e tij më së voni deri më 4 mars.

“Tani për tani ekipi im po zhvillon biseda me Tyson Furyn dhe ai është me të vërtetë një person i paparashikueshëm, kështu që ne nuk mund të garantojmë se kur. Për mua ideja do të ishte të luftoja ndoshta në fillim të shkurtit ose në fillim të marsit, si 4 marsi, sepse jam një i krishterë ortodoks. Gjatë agjërimit të madh para Pashkëve nuk luftoj, kështu që duhet të jetë e gjitha para ose pas Pashkëve ortodokse”, ka thënë Usyk.

Nëse Fury bie dakord për atë datë, atij do t’i mbeteshin vetëm 13 javë ndërmjet përballjes me Chisora dhe pjesëmarrjes në luftën më historike të karrierës së tij.

Exit mobile version