UBT News

Ushtrisë së Kosovës i shtohen 10 oficerë të rinj të diplomuar në Shqipëri

Ushtria së Kosovës ju shtuan edhe 10 oficerë të rinj, të cilët kanë diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve në Tiranë, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Maqedonci e cilësoi këtë ngjarje si një moment krenarie dhe dëshmi të përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

“Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Republikën e Shqipërisë vazhdon të forcohet çdo ditë. Vetëm gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose janë të planifikuar të ndjekin programe të edukimit dhe trajnimit ushtarak në Shqipëri,” deklaroi Maqedonci.

Në fund, ministri uroi të gjithë oficerët e sapodiplomuar për arritjen e tyre, duke u dëshiruar suksese në shërbim të atdheut.

Exit mobile version