Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se po vazhdojnë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.
“Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të fortë”, ka shkruar ai në Facebook.