UBT News

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur.

Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre.

Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.

Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve.

Një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha, përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.

Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë, në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.

Kjo është përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit, vezët janë më të lehta për t’u përfshirë sesa mëlçitë!

Edhe pse nuk ka shumë që tregojnë se biotina parandalon rënien, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve. Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, ndihmon në rritjen e flokëve me ritëm të shëndetshëm.

Një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve.

Exit mobile version