Usher po bëhet baba sërish! Këngëtari 42-vjeçar, po bëhet baba për të katërtën herë. Ky është fëmija i dytë me të dashurën Jenn Goicoechea. E nga lidhja e mëparshme ai ka dy djem, Naviyd Ely dhe Usher V.
Lajmin se do të bëhen prindër e dhanë gjatë paraqitjes në tapetin e kuq të iHeartRadio Music Awards, ku bukuroshja u shfaq me një fustan të zi, në të cilin i theksohej barku i rrumbullakosur.

Usher ka thënë se raportet e djemve me motrën e vogël janë tejet të mira./UBTNews