Sprinteri Usain Bolt dhe e partnerja e tij, Kasi Bennett u bënë me binjakë. Lajmin e ka konfirmuar Bolt përmes një postimi në Ditën e Baballarëve.
Në fotografinë familjare shihet Bolt ulur pranë partneres së tij, Kasi Bennett, vajzës së tyre, Olympia Lightning, dhe dy djemve, Saint dhe Thunder Leo.

Bolt nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti, meqë u pensionua në vitin 2017. Kjo do të jetë olimpiada e parë që ai nuk do të shihet në pistë. Në muajin mars ai kishte deklaruar se mezi pret të jetë spektator i Lojërave Olimpike në vend se të garojë.
11 herë kampioni i botës, ai është njeriu më i shpejtë në botë./UBTNews