UBT News

Urtësia e Fishtës, thëniet më të fuqishme të Homerit shqiptar

Gjergj Fishta (1871–1940) nuk ishte vetëm poet, shkrimtar dhe françeskan; ai ishte edhe një mendimtar i thellë i jetës dhe shoqërisë shqiptare.

Përmes veprave dhe fjalëve të tij, Fishta la një trashëgimi të pasur intelektuale, duke reflektuar mbi patriotizmin, edukimin, drejtësinë, unitetin dhe natyrën njerëzore.

Më poshtë gjeni një përmbledhje të disa nga thëniet më të njohura dhe të mençura të Fishtës, të cilat vazhdojnë të frymëzojnë edhe sot.

Rreth urtësisë dhe veprimit:

“I urti kurr nuk ngutet, prej burrnís e jo prej tutet.”

“Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!”

Rreth edukimit dhe natyrës njerëzore:

“Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!”

“Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!”

Rreth unitetit dhe patriotizmit:

“Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë.”

“Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!”

“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!”

Rreth drejtësisë dhe moralit:

“Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!”

“Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë.”

Rreth politikës dhe shoqërisë:

“Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!”injor

“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija.”

Rreth unitetit fetar dhe bashkëjetesës:

“Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!”

Thëniet e Fishtës nuk janë fraza të bukura, ato përmbajnë mësime të thella për moralin, drejtësinë, patriotizmin dhe vetëdijen kombëtare.

Ato vazhdojnë të frymëzojnë breza, duke kujtuar shqiptarëve rëndësinë e unitetit, edukimit dhe veprimit të guximshëm për të mirën e përbashkët. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version