UBT News

Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi që zyrtarja e lartë europiane nis në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjendës së zbardhur, Von Der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 mld euro.

Pas takimeve me Begajn dhe Ramën, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite.

Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë./S.K/EO/

Exit mobile version