Janë hapur për qarkullim urat të cilat pretendojnë se lidhin qytetin e Mitrovicës, megjithatë ura kryesore e Ibrit mbetet sërish e mbyllur.
Mbi rastin e punimeve dhe hapjes së urave të reja për qarkullim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh se Policia e Kosovës, gjendet kudo për sigurinë e secilin në mënyrë që të zbatohen ligjet e Republikës.
”Unë nuk merrem shumë me politikë, unë e di që në momentin që qeveria e shtetit tim e merr një vendim për me ndërtu një urë dhe e liron për qarkullim ne jemi aty për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.Edhe nëse vjen vetura nga jugu ka me shku në rreth nga jugu, politikisht po mundohemi mos me u përzi shumë në politikë”.
Elshani thotë se shqiptarët nuk kanë më nevojë për urrejtje, por atdhedashuri.
”Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet. Nga ky moment që kjo urë është lëshuar sot, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë sikur për urën në Gjakovë”, tha ai.