Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës ka filluar një seri të bujtjeve nëpër lagje të Prishtinës. Ai madje e e ka publikuar një nga bujtjet që e ka bërë në një familje në Ulpianë.
Publikimin e videos nga bujtja në Ulpianë, Ismaili e ka bërë në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.
Mirëpo me sa duket ai nuk do të ndalet me kaq, sepse sot me një postim në profilin e tij në Facebook, Ismaili poashtu ka paralajmëruar bujtjen e radhës në një lagje të Prishtinës të cilën nuk e ka bërë publike ende, mirëpo ka thënë që të njëjtën do ta publikojë në ora 20:00 të ditës së sotme.
Në postimin e tij Uran Ismaili ka pyetur “A e dini në cilën lagje kom bujtë kësaj here?
E kuptoni sonte në ora 20:00 (në Facebook, Instagram dhe Youtube)”.
Postimi i plotë këtu:
Në videon e parë të publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje që i ka bërë mikpritje, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe aktivistë të ndryshëm e ka bërë edhe një rregullim të një hapësirë publike në lagjen e Ulpianës.
Mbetet të shihet se ku do të bujë sonte Uran Ismaili dhe cili do të jetë rregullimi i radhës që ai do ta bëjë.