UBT News

Ura e Bratit mbi Shushicë, vlera të rralla për trashëgiminë kulturore

Ura e Bratit mbi lumin Shushicë në Vlorë është një monument i rëndësishëm dhe me vlera për trashëgiminë kulturore, i cili vlen për t’u vizituar në çdo kohë.

E ndërtuar në shekullin XVI, falë cilësisë së punimit dhe arkitekturës me dy harqe e dritare, të cilat mundësojnë shkarkimin e ujërave në rastet kur lumi fryhet, ura e Bratit renditet si një nga veprat inxhinierike më të mira të periudhës.

Me një lartësi prej 9 metrash dhe një gjatësi prej 30 metrash, ura e Bratit krijon një pamje dominuese mbi shkëmbinjtë dhe ujit të kristaltë të Shushicës.

I shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948, ura e Bratit është ende dhe sot funksionale duke lidhur rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës, përkatësisht fshatin Brataj me anën tjetër të fushës së Bratit dhe Smokthinës.

Ura e Bratit shfaqet gjithashtu në filmin “Nëntori i Dytë”.

Exit mobile version