Dayot Upamecano, mbrojtësi i Bayern Munich dhe Francës, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Belgjikës, duke komentuar fillimisht humbjen 3-1 në shtëpi, ndaj Italisë: “Për ne ishte një zhgënjim i madh. Edhe për mua ishte goditje e fortë psikologjike. Ka shumë lider në kombëtare, me të cilët kemi diskutuar si të reagojmë urgjentisht”.
Më pas qendërmbrojtësi sulmoi organizatorët e futbollit europian e botëror për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, sidomos tashmë pas shtimit të formatity të ri të Kupës së Botës për Klube: “Ka shumë ndeshje, në këtë mënyrë bëhet e komplikuar të luash mirë. Publiku dëshiron të të shikojë në maksimum gjithmonë, por duke luajtur dy apo tri herë në javë, nuk qëndron dot në majë.”
“Fundja, jemi njerëz e jo makina. Shpresoj që FIFA dhe UEFA do ta kuptojnë rrezikun nga kjo një ditë. Duke luajtur kaq shpesh nuk i eviton dot dëmdimet, ne kemi pasur tashmë dy të tilla. Nëse situata nuk qetësohet do të ketë edhe dëmtime të tjera”./UBTNews/