Të martën, një universitet i lartë indian ka kërcënuar me masa të rrepta disiplinore nëse unioni i studentëve shfaq një dokumentar të BBC-së për kryeministrin Narendra Modi, duke thënë se një gjë e tillë mund të prishë paqen dhe harmoninë në kampus.
Qeveria e Modit e ka cilësuar dokumentarin, i cili vë në dyshim lidershipin e tij gjatë trazirave vdekjeprurëse në shtetin Gujarat në vitin 2002, si “propagandë”. Qeveria bllokoi transmetimin e tij dhe gjithashtu ndaloi publikimin e çdo videoje përmes mediave sociale në Indi.
Modi ishte kryeministër i shtetit perëndimor gjatë kësaj periudhe ku mbetën të vdekur mbi 2 mijë njerëz, shumica prej tyre myslimanë.
Unioni i studentëve njoftoi përmes Twitterit se do ta shfaqë dokumentarin “India: The Modi Question”. Ndërsa nga administrata e universitetit thanë se nuk kanë dhënë leje që dokumentari të shfaqet./UBTNews/