Sipas raportimeve të fundit, aventura e Cristiano Ronaldos me Manchester United është drejt fundit.
Gjiganti anglez, Manchester United është duke e konsideruar që ta padisë superyllin portugez për shkelje të rregullave të kontratës. Bisedimet me avokatët për veprimet ligjore janë në vazhdim.
Po ashtu, krerët e “Djajve të Kuq” thuhet se dëshirojnë që ta prishin kontratën aktuale të Ronaldos. Ky i fundit ka edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij.
https://www.facebook.com/DeadlineDayLive/photos/a.894036474075679/2962105487268757/