Gjiganti anglez, Manchester United po shpreson që do ta bind yllin Marcus Rashford të qëndrojë me klubin, pas spekulimeve të fundit që e lidhin atë me një largim nga “Old Trafford”.
Rashford ka pasur një rënie të madhe të formës këtë sezon, ku kjo gjë ka bërë që të përhapen spekulime se ai po konsideron një aventurë të re.
Pavarësisht kësaj, krerët e “Djajve të Kuq” dëshirojnë me çdo kusht që ta bindin yllin anglez të qëndrojë me klubin, ku edhe thuhet se janë duke planifikuar t’i ofrojnë atij një kontratë të re.
Në 298 paraqitje në të gjitha garat për klubin e Manchester United, Marcus Rashford ka regjistruar 93 gola dhe 58 asistime mbi emrin e tij.