UBT News

United luan sot ndeshjen e kthimit në Carabao Cup kundër Nottinghamit

Sonte me fillim nga ora 21:00 Manchester United do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në Carabao Cup kundër Nottingham Forestit, ku kërkon fitoren e cila do t’ia sigurojë finalen e kësaj gare.

Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin “City Ground” u mbyll me fitore bindëse të United 3:0, ku “Djajtë e Kuq” synojnë ta përmbyllin sot çështjen e finalistit të fundit të kësaj gare.

Ndërkaq finalisti që përcaktohet nga ndeshja e sotme do të luajë në finale, ku atje e pret skuadra në formë të jashtëzakonshme, Newcastle United.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Eriksen, Greenwood, McTominay, Tuanzebe, Van de Beek dhe Dalot, kurse te Nottinghami mungojnë Awoniyi, Biancone, Gibbs-White, Henderson, Kouyate, Niakhate, Richards dhe Shelvey.

Formacionet e mundshme të United dhe Nottingham i gjeni më poshtë:

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Martinez, Varane, Shaw; Casemiro, Fred; Elanga, Fernandes, Garnacho; Weghorst

Nottingham Forest (4-3-1-2): Hennessey; Aurier, Worrall, Boly, Lodi; Mangala, Danilo, Freuler; Scarpa; Johnson, Dennis

Exit mobile version