UBT News

United kërkon fitoren e radhës në Premier Ligë

Premier Liga angleze i rikthehet aksionit sot, ku do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë mes Crystal Palace dhe Manchester United.

Stadiumi “Selhurst Park” do të jetë nikoqir i kësaj përballjeje tejet interesante, ku United do ta kërkojë fitoren e 10 me radhë në të gjitha garat.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Crystal Palace u mposht 1:0 nga Chelsea, kurse United e mposhti Manchester Cityn me rezultat të ngushtë 2:1.

Momentalisht, United zë vendin e katërt në tabelë me 38 pikë të arkëtuara, krahas Crystal Palace që renditet në vendin e 12 me 22 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Crystal Palace nuk do të paraqiten Ferguson dhe McArthur, kurse te United mungojnë Dalot, Greenwood, Sancho, Tuanzebe dhe Van de Beek.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Crystal Palace (4-3-3): Guaita; Clyne, Tomkins, Guehi, Mitchell; Schlupp, Doucoure, Eze; Olise, Mateta, Zaha

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Fred, Casemiro; Antony, Eriksen, Fernandes; Rashford

Exit mobile version