Ka përfunduar ndeshja mes gjigandit anglez Manchester United dhe skuadrës së Brighton, e vlefshme kjo për Premier Ligën angleze.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, United ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Brightonit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili kalon “Djajtë e Kuq” në epërsi në minutën e 51’ të ndeshjes.
Fitoren e United e vulosi mesfushori Bruno Fernandes, i cili shënon për rezultatin final 2:0 në minutën e 90’+7 shtesë të ndeshjes.
Me pikët e reja, Manchester United ngjitet në pozitën e katërt në tabelë në kuotën e 43 pikëve, në krahasim me kundërshtarin e sotëm Brightonin, i cili renditet në pozitën e nëntë me gjithsej 33 pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të United.