UBT News

United Hospital – Ekspertizë mjekësore, teknologji moderne dhe standarde të avancuara në gastroenterologji

Në United Hospital, kujdesi për shëndetin e traktit digjestiv mbështetet në ekspertizën profesionale, diagnostikimin e saktë dhe përdorimin e teknologjisë moderne, me synim ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore dhe trajtimit në përputhje me protokollet bashkëkohore mjekësore.

Si një nga institucionet më të mëdha private shëndetësore në Kosovë, United Hospital investon në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve, pajisjeve moderne dhe përvojës së pacientit, duke synuar standarde të avancuara të kujdesit shëndetësor, në përputhje me praktikat e njohura evropiane.

Sipas, Dr. Valon Hamza, specialist i gastroenterologjisë në United Hospital, Departamenti i Gastroenterologjisë, ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

Vizita specialistike gastrohepatologjike, për vlerësimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe të mëlçisë.

Ekografi të abdomenit, për ekzaminimin dhe vlerësimin e organeve të brendshme.

Endoskopi të traktit digjestiv, përmes gastroskopisë dhe kolonoskopisë, për diagnostikimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të traktit tretës.

Përtej diagnostikimit, metodat endoskopike mundësojnë edhe ndërhyrje terapeutike, sipas indikacionit mjekësor, si polipektomia për largimin e polipeve, trajtimi endoskopik i gjakderdhjeve të brendshme dhe marrja e mostrave për biopsi, të cilat ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës.

Diagnostikimi në kohë është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit të duhur. Simptomat e vazhdueshme të sistemit tretës nuk duhen neglizhuar, ndërsa kontrollet dhe ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve.

Në United Hospital, ekspertiza profesionale dhe teknologjia moderne bashkohen për t’i ofruar pacientit kujdes të përgjegjshëm, vlerësim të individualizuar dhe qasje bashkëkohore në diagnostikim e trajtim.

United Hospital – kujdes i avancuar shëndetësor, me fokus te pacienti dhe mirëqenia e tij.

📞 Rezervoni konsultën tuaj: 038 60 70 70 | 046 60 70 70

📍 M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë /rajonipress/

Exit mobile version