Manchester United ka filluar të planifikojë për sezonin e ardhshëm. Përveç largimeve dhe përforcimeve, “Djajtë e Kuq” duket se po kërkojnë të përforcojnë edhe stolin e trajnerit.
Erik Ten Hag është larg pritshmërive të pronarëve të Unitedit me formën e dobët të treguar deri më tani dhe kështu klubi anglez është në kërkim të një emri të ri, të cilin edhe e kanë gjetur.
Bëhet fjalë për trajnerin e Bayern Munichit, Thomas Tuchel, me të cilin kanë filluar bisedimet, por janë në fazën fillestare.
Bashkëpronari i Manchester United, James Ratcliffe, thuhet se është interesuar për shërbimet e trajnerit gjerman në rast se do të marrë vendim për shkarkimin e holandezit Erik ten Hag. Mirëpo, vetë trajneri i bavarezëve ka thënë se dëshiron të fokusohet në ndeshjet e mbetura me Bayernin.
Tuchel do të largohet nga Bayerni këtë verë, pas një sezoni të pasuksesshëm, ku u emliminua nga Kupa e Gjermanisë (në raundin e dytë) dhe nuk arriti ta mbate titullin kampion në Bundesliga.
Shpresa e fundit e Bayernit për fitimin e një trofeu me shumë vlerë këtë sezon mbetet Champions League, ku në gjysmëfinale do të përballet me Real Madrid-in.
Tuchel theksoi se nuk do të ndryshojë mendje, ndërsa Bayerni ende nuk ka gjetur një trajner të ri.
“Kam një marrëveshje me klubin, e cila është komunikuar dhe finalizuar”, theksoi ai së fundmi ai./UBTNews/